Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin Gj. Q., 37 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. Ç., 64 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ka goditur me grushte fqinjin e tij, shtetasin M. P., 44 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. G., 57 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lavazhin në pronësi të tij, është konstatuar se ushtronte aktivitetin pa e regjistruar në organet tatimore dhe kishte punonjës të padeklaruar.

-Më datë 12.02.2025, shtetasi G. D., 77 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë parash në banesën e tij, në lagjen “Qemal Stafa”, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.