Gjatë një ceremonie të zhvilluar në Portin e Durrësit, ku mori pjesë Drejtori i Pëgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, zëvendësmintri i Brendshëm Julian Hodaj, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe drejtues të Guardia di Finanzas & Misioni Interforza, u bë dhurimi i dy anijeve të klasit “Vedeta 2000”, për Policisë Kufitare shqiptare. Këto anije do të ndihmojnë për garantimin e sigurisë detare të vendit tonë dhe për të rritur sigurinë e pushuesve gjatë sezonit veror.