Policia Rrugore e Tiranës, kontrolle për evidentimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Policia Rrugore vijon kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Në vëmendje të kontrolleve janë dhe automjetet, të cilan zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera.

Gjatë kontrolleve parandaluese, në bulevardin “Gjergj Fishta”, është ndaluar një shtetas i cili nuk rregullonte shpejtësinë e automjetit që drejtonte, në qendrat e banuara. Gjithashtu, gjatë verifikimeve ka rezultuar se ky shtetas drejtonte automjetin, në efektin e alkoolit. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i automjetit, shtetasi M. K., 31 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, 200 euro, me qëllimin shmangien e ndëshkimit ligjor.

Në Rrugën e Elbasanit, është ndaluar një shtetas që drejtonte automjetin, pa vënë rripin e sigurimit. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i automjetit, shtetasi M. K., 31 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, 2000 lekë të rinj, për të shmangur masën administrative.

Po në vijim të kontrolleve janë arrestuar shtetasit:

G. D., 24 vjeçe, pasi drejtonte automjetin, pa leje drejtimi;

O. Gj., 22 vjeç, pasi automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me 4 automjete të tjera. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, ky shtetas nuk i është bindur punonjësit të Policisë, për të kryer testin e alkoolit, i cili në matjen e parë rezultoi në masën 0.75 mg/l.

Më tej, gjatë 24 orëve janë tërhequr me karrotrec, 3 automjete që kishin penguar lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera.

Policia Rrugore apleon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.