Durrës
Në muajin qershor 2024, në bashkëpunim me vëllanë e tij, kanosi me armë zjarri një 20-vjeçar, për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.
Kapet dhe një shtetas tjetër që ishte në kërkim për dhunë në familje.
Si rezultat i kontrolleve që kryhen në bazë të inteligjencës policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë kapur dhe vënë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:
Gj. G., 25 vjeç. Ky shtetas dyshohet se më datë 01.06.2024, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin A. G. (i arrestuar më datë 01.06.2024), ka kanosur me armë zjarri shtetasin K. P., 20 vjeç, gjatë një konflikti ndërmjet tyre, për motive të dobëta;
E. F., 42 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.