Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin R. M, 53 vjeç, banues në Berat, pasi u kap në fshatin Moravë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 37 vjeç, banues në fshatin Perondi, pasi nga kontrollet në automjetin që drejtonte dhe në banesën e tij, u gjetën sasi të vogla Cannabisi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.