Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
•Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin I. T., 35 vjeç, banues në fshatin Grudë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Statcionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 41 vjeç, banues në fshatin Qerret, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.