Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Shërbimet e Policisë Rrugore, krahas angazhimit për sigurinë rrugore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin E. Sh., 32 vjeç, banues në Dibër, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.
Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e DVP Dibër.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. T., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. C., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë, për të ndaluar mjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.