Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Sektorin e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. M., 29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Ura e Kardhiqit”, automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. H., 56 vjeç, banues në Korçë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, u konstatua duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. R., 50 vjeç, banues në Leskovik, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune, në mjetin bujqësor (zetor) të shtetasit M. S.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.