Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, mbi aksidentin në aksin rrugor “Levan-Vlorë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur me pasojë vdekjen, këmbësorin, shtetasin E. G., 49 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu, këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 25 vjeç, pasi ditën e djeshme, në fshatin Zharrëz, me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet të parkuar. Si pasojë, ky shtetas është në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. L., 58 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka vjedhur 3 biçikleta, në garazhin e një pallati në lagjen “16 Prilli”;
-A. M., 54 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka fyer dhe kanosur bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.