DVP Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin K. Xh., 22 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasit E. Ll., 25 vjeç dhe E. C., 37 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetases A. S., të cilin shtetasi E. Ll. ia kishte shitur asaj, para disa muajsh.

Më datë 05.02.2025, rreth orës 21:50, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në bodrumin e Spitalit Psikiatrik. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.