DVP Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasit:
N. P., 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë;
R. I., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;
E. Sh., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin N. D., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur pjesë të ndryshme automjetesh, në Lundër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin E. Xh., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Po nga këta specialistë u kap dhe u ndalua shtetasi Xh. K., 28 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili deri tani ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 po punojnë për kapjen e shtetasit O. P., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka qëlluar në ajër, me armë zjarri.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shpallur në kërkim shtetasin D. Gj., 28 vjeç, pasi bashkë me një shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur shtetasit A. S., 49 vjeç dhe Sh. S., 72 vjeç (babë e bir). Gjithashtu, shtetasi D. Gj. ka goditur me automjet, shtetasin Sh. S., gjatë largimit. Shtetasi Sh. S. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
-Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja E. K., punonjëse e Qendrës Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit, e cila ka kallëzuar se dy shtetas të mitur janë larguar nga kjo qendër. Punohet për gjetjen e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.