Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

•Si rezultat i kontrolleve të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, Sh. H., 66 vjeç, banues në Fier. Në vitin 2020, ai është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 1 vit e 3 muaj burgim, për vjedhjen e një sasie vaji për transformatorë, si dhe për posedimin e një licence false, për ofrimin e shërbimit taksi.

•Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier vunë në pranga shtetasin Y. D., 29 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë natës, dyshohet se ka vjedhur disa produkte, në një tabakino në lagjen “11 Janari”.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin H. S., 57 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, vëllanë e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.