Raporti i ngjarjeve, 5 shkurt 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 102 shtetas, konkretisht: 21 shtetas janë vënë në pranga, 74 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 18 raste. 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 3 raste. 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste. 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 5 raste. 1 shtetas i shpallur në kërkim është ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 7 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 11 raste. 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 2 shtetas të kërkuar për këtë vepër penale, janë ndaluar, ndërsa 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për 2 raste të konstatuara rishtas. Gjithashtu, janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-4 raste të falsifikimit. 1 shtetas i kërkuar për këtë veprimtari kriminale, është ndaluar, ndërsa 4 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për rastet e goditura rishtas;

-3 raste të vetëgjyqësisë, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit. 1 shtetas i kërkuar për këtë veprimtari kriminale, është ndaluar, ndërsa 2 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për rastet e goditura rishtas;

-nga 1 rast i përndjekjes dhe përvetësimit të mallrave të vjedhur, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;

-nga 1 rast i krimeve kibernetike dhe prishjes së qetësisë publike, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-nga 1 rast i trafikimit të mjeteve motorike dhe shpërdorimit të detyrës, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 16 shtetase janë proceduar në gjendje të lirë, mbi dyshime për implikim në prostitucion.

Kanë ndodhur 2 aksidente rrugore, me 2 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 7 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.