DVP Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit M. P., 44 vjeç banues në Korçë dhe D. E., 34 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. S., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit N. Ç. dhe R. K., pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi, pa leje nga organet kompetente.
Në Komisariatin e Policisë Maliq është paraqitur shtetasi A. H., 43 vjeç, banues në Maliq, i cili ka kallëzuar se prej datës 03.02.2025, është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi A. H., 19 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.