DVP Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. F., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis;

A. S., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë;

E. S., 42 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë;

A. D., 41 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke organizuar aktivitet me muzik të lartë, në lokalin e tij, pas orarit të lejuar. Gjithashtu, gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore, kapën dhe arrestuan shtetasen M. K., 35 vjeçe, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. D., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

E. L., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 32-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. T., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve për këtë rast u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. R., 26 vjeç, pasi ka penguar punonjësit e Policisë, për shoqërimin e shtetasit A. T;

Xh. K., 28 vjeç, pasi posedonte një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një mjet prerës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin Xh. G., 42 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim dy ditë më parë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe e ka kanosur atë me mjet prerës.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. K., 25 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. H., 30 vjeç, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar 50 euro;

K. M., 48 vjeç, pasi dyshohet se drejtonte automjetin, nën efektin e alkoolit. Pas ndalimit dhe komunikimit të shkeljes së kryer nga punonjësit e Policisë, ky shtetas, me qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor, i ka ofruar punonjesit të Policisë, 50 euro;

B. H., 41 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Po nga këta specialistë u bë ndalimi i shtetasit A. D., 59 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Më datë 03.02.2025, në rrugën “Vëllezërit Manastirliu”, dyshohet se është djegur pjesërisht me lëndë djegëse, automjeti në përdorim nga shtetasi G. T., 23 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.