Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

-Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç., 66 vjeç, banues në Memaliaj, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin T. M., 33 vjeç, banues në fshatin Lazarat, pasi në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Përmet/Më datë 03.02.2025, rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Teqeja e Alipostivanit”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. N., 61 vjeç, Baba i Teqes.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.