Raporti i ngjarjeve, 1,2,3 shkurt 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 247 shtetas, konkretisht: 76 shtetas janë vënë në pranga, 161 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 20 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 32 raste. 13 shtetas janë vënë në pranga dhe 24 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 29 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 6 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 32 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 17 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 15 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 19 raste, 8 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 4 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 21 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 20 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 19 raste. 8 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 20 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-7 raste të prishjes së qetësisë publike. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 5 shtetas të vënë në pranga. 1 shtetas i kërkuar për një rast të mëparshëm të kësaj vepre penale, është ndaluar;

-5 raste të përndjekjes. 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të pastrimit të parave. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të mosbindjes/kundërshtimit me dhunë të urdhrave të punonjësve të Policisë. 1 shtetas është arrestuar dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të shpërdorimit të detyrës, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të krimeve kibernetike. Njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-2 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i ngacmimit seksual dhe moskallëzimit të krimit, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;

-nga 1 rast i vetëgjyqësisë, shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse, marrjes së padrejtë të fëmijës, mbajtjes pa të drejtë të uniformës, shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë dhe njoftimit të rremë në organet e rendit, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

2 shtetase janë shpallur në kërkim mbi dyshime për implikim në prostitucion.

6 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet një call center-i.

5 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për organizim të manifestimeve, në kundërshtim me ligjin.

Është evidentuar 1 rast i keqtrajtimit të të miturit.

1 shtetas është kërkuar për dhunë në familje, shkatërrim të pronës dhe posedim pa leje të armëve të ftohta, është ndaluar.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 13 aksidente, si pasojë e të cilave 14 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 46 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 27 shtetas janë vënë në pranga dhe 22 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.