Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-M. R., 31 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse;

-O. B., 31 vjeç, banues në fshatin Kullaj, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për 2 shtetas të mitur:

-një 16-vjeçar, pasi i është gjetur një mjet prerës (thikë), i cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

-një 15-vjeçar, pasi dyshohet se i ka vjedhur portofolin me një shumë lekësh, një 51-vjeçareje.

-Më datë 29.01.2025, shtetasja V. S., 42 vjeçe, ka kallëzuar se i kanë vjedhur motomjetin në pronësi të djalit të saj, në oborrin e banesës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.