Peqin
Nga kontrollet e kryera në bazë të inteligjencës policore, goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak.
Vihet në pranga 31-vjeçari që e posedonte në banesë.
Në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në inteligjencën policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin ushtruan kontroll në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Bishqem, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri kallashnikov me fishekë, që ky shtetas e mbante pa leje.
Në përfundim të veprimeve, M. M., 31 vjeç, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.