DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korçë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin O. Xh., 28 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. Th., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi në një lokal në lagjen nr. 11, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën faqe online për baste sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

S. T., 40 vjeç, A. N., 44 vjeç dhe A. M., 50 vjeç, banues në Pustec, pasi u kapën në liqenin e Prespës, duke transportuar me varka, sasi peshku, e dyshuar e kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut;

E. K., 25 vjeç, banues në Prrenjas, pasi në PKK Qafë Thanë, në hyrje, gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën produkte ushqimore të padeklaruara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi A. V., 61 vjeç, banues në Korçë, i cili ka kallëzuar se prej datës 26.01.2025 është larguar nga banesa kushëriri i tij, shtetasi V. L., 54 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.