Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 36 vjeç, pasi ka kundërshtuar dhe goditur dy punonjës policie, për shkak të detyrës.
Po nga këta specialistë u ndalua shtetasi G. B., 39 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 46 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B. (vëllezër), pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. H., 52 vjeç dhe I. Zh., 46 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, për shtetasen R. S., 44 vjeçe, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ka kallëzuar shtetasja J. B., mjeke në Spitalin Pediatrik, se 44-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, në ambientet e këtij spitali, me pretendimin se ajo ka neglizhuar mjekimin e djalit 12-vjeçar të shtetases R. S., i cili ka humbur jetën më datë 08.01.2025, në këtë spital.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim shtetasin E. H., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj një 27-vjeçari.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:50, në rrugën “Ali Visha” pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. H., rreth 51 vjeç ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasit A. K., 51 vjeç dhe A. K., 57 vjeç(vëllëzer), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Nr. 1, autorin e dyshuar shtetasin Sh. H, për veprime të metejshme procedurale.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.