DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. R., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan shtetasin A. A., 45 vjeç, banues në fshatin Poloskë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. C., 33 vjeç, banues në Vashtmi, Maliq, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;

R. M., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur një parfum dhe një shumë parash, në një lokali në lagjen nr. 8 Korçë.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht një 56-vjeçar, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, për shtetasit:

J. S., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;

D. Ç., 56 vjeç, banues më Pogradec, pasi dyshohet se ka goditur me grusht në fytyrë një 42-vjeçar, për motive të dobëta.

Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi Sh. H., 32 vjeç, banues në Korçë, i cili ka kallëzuar se prej datës 23.01.2024, ka humbur kontaktet me babanë e tij, shtetasin L. H., 59 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.