Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Z., 27 vjeç, pasi ka vjedhur monopatinën e shtetasit O. K., dhe më pas ja ka shitur shtetasit K. D.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit S. M., 37 vjeç dhe O. M., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Më datë 24.01.2025, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshmë Tiranë, për shtetasit D. T., A. K., K. B., E. E., B. K., dhe T. B, pasi para godinës së Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë të pa identifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.