Dimal – Finalizohet operacioni policor i koduar “One day”

Dimal/Finalizohet operacioni policor i koduar “One day”.

Vodhi kartë krediti dhe karta identiteti, dje, në një banesë në fshatin Pashalli, dhe tërhoqi para me to, identifikohet dhe kapet, pak orë pas vjedhjes, 38-vjeçari.

Në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin fshat, ai vodhi dhe një shumë parash në një lokal.

38-vjeçari, i dënuar më parë, për vjedhje.

Policia gjeti në banesën e tij, sendet e vjedhura.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të 2 kallëzimeve, për vjedhjen e një shume parash, në një lokal në fshatin Pashalli, dhe për vjedhjen e 1 karte krediti, 2 kartave të identitetit, veglave të punës dhe veshjeve, në një banesë në këtë fshat, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal finalizuan operacionin të koduar “One day”.

Gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga, pak orë pas vjedhjeve, autori i rasteve, shtetasi A. M., 38 vjeç, banues në Kuçovë.

Me kartat e vjedhura në banesë, 38-vjeçari tërhoqi në bankë, një shumë parash.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.