Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 i gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 34 vjeç, pasi ka goditur me një send të fortë një 16-vjeçar që po konfliktohej me djalin e tij. 16-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit:
Dh. L., 56 vjeç, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me monopatinën që drejtohej nga një 16-vjeçar, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
D. K., 56 vjeç, pasi automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. T. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.