DVP Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

-Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 26 vjeç, banues në Korçë dhe S. D., 49 vjeç, banues në Përmet, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen V. M., 52 vjeçe, banuese në Përmet, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasen K. P., për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.