Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. A., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka trafikuar një automjet tip “Iveco”, të dyshuar të vjedhur në Belgjikë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen Dh. Z., 53 vjeçe, banuese në Delvinë, pasi dyshohet se ka paraqitur dokumente të falsifikuara, për punësim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit G. C., 28 vjeç, dhe K. D., 30 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 21.01.2025, kanë thyer xhamat e dy subjekteve në lagjen “Isa Boletini”, dhe në njërin prej tyre kanë vjedhur një shumë parash dhe produkte ushqimore. Vijon puna për kapjen e këtyre 2 shtetasve.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi A. H., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një 36-vjeçare, se ky shtetas ka ndërhyrë vazhdimisht pa të drejtë në jetën e saj private.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan shtetasin P. H., 58 vjeç, banues në Vlorë, sepse ditën e djeshme, në rrugën “Damian Humarit”, Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. A., 21 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjeri në automjetin e shtetasin L. A.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.