Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 91 shtetas, konkretisht: 33 shtetas janë vënë në pranga, 53 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste. 16 shtetas janë ndaluar, 2 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 2 raste. 1 shtetas është ndaluar dhe 2 shtetas janë arrestuar.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste. 1 shetetas është ndaluar dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 4 raste. 1 shtetas është ndaluar dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 11 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 4 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-6 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të trafikimit të mjeteve motorike, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të vetëgjyqësië, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të ndërhyrjes së padrejtë në jetën private, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i goditjeve për shkak të detyrës, me 1 shtetas të arrestuar;
-nga 1 rast i falsifikimit, krimeve kibernetike, keqtrajtimit të kafshës, cenimit të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kallëzimit të rremë, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 1 shtetas i kërkuar për kalim të kundërligjshëm të kufirit dhe 1 shtetas për mosdhënie të mjeteve për jetësë.
Kanë ndodhur 4 aksidente rrugore, me 4 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 13 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.