DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korçë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin italian L. C., 31 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi drejtonte një automjet që dyshohet se është vjedhur në Mbretërinë e Bashkuar.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. B., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht një 42-vjeçar, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasen H. R., 62 vjeçe, banuese në fshatin Gështenjas, pasi me vetëgjyqësi ka bllokuar rrugën përpara banesës së një 43-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit M. P. dhe I. P., banues në Vishocicë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj mbesës së tyre të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. M., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi kompania që ka në administrim, po kryente punime ndërtimi, pa leje nga organet kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.