DVP Dibër, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Dibër

Speialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin E.M.,35 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Dibër, bënë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin T.S., 38 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”. 38-vjeçari u ndalu në PKK Rinas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, refruan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin H.M., 44 vjeç, banues në Peshkopi, pasi ka kundërshtuar punonjësit e patrullës së përgjithshme, për tu shoqëruar në komisarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.