Fier – Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over 2”

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over 2”.

Goditet një tjetër rast i organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali.

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.

Sekuestrohen 3 aparate celulare në të cilët u gjetën faqe të basteve sportive me shuma të konsiderueshme në lekë dhe euro dhe biseda për vendosjen e llotove sportive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Game over 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit L. B., 31 vjeç dhe A. M., 23 vjeç, banues në Fier, si edhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. M., 41 vjeç dhe M. M., 60 vjeçe.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, shtetasit e arrestuar u kapën në flagrancë, në lokalin në pronësi të shtetases M. M. dhe djalit të saj A. M., në lagjen “11 Janari”, Fier, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.