DVP Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.O, 41 vjeç, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” dhe “Drejtim i automjetit në menyrë të parregullt”, pasi gjatë kontrollit të mjetit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, gjetën e sekuestruan një sasi lëndë të dyshuar kokainë. Nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.K, 43 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetuses së tij.

Specialisët për Hetmin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.D, 21 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtim i automjetit në menyrë të parregullt” shtetasit V.Rr, 45 vjeç dhe J.D, 37 vjeç, pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

Po nga këta specialistë u bë arrestimi i shtetasit N.Sh, 57 vjeç, për veprat penale “Drejtim i mjeteve në menyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik”, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për kryerjen e testit të alkoolit, pasi dyshohej se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.