Raporti i ngjarjeve, 18,19,20 janar 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 220 shtetas, konkretisht: 67 shtetas janë vënë në pranga, 140 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 30 raste. 14 shtetas janë vënë në pranga dhe 22 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 19 raste. 15 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 6 raste. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 31 raste, 9 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 9 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 10 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 18 raste. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 17 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 21 raste- 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 15 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 34 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-7 raste të mosbindjes/kundërshtimit me dhunë të urdhrave të punonjësve të Policisë. 2 janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufirit, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të përndjekjes, me 2 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të moskallëzimit të krimit, me 4 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të falsifikimit, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i pastrimit të parave me burime të dyshuara kriminale, me 6 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i thyerjes së masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i shtrëngimit me anë të kanosjes, për dhënie pasurie, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrave, për të cilin po hetohet për të zbardhur autorësinë

-nga 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, krimeve kibernetike, prishjes së qetësisë publike, kanosjes për shkak të detyrë, mbajtjes pa të drejtë të uniformës, ndërhyrjeve të padrejta në jetën private, braktisjes së fëmijës së mitur dhe braktisjes së kafshës së shoqërimit, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Janë ndaluar:

-1 shtetas i kërkuar për kallëzim të rremë;

-1 shtetas i kërkuar për mosdhënie të mjeteve për jetesë;

-1 shtetas i kërkuar për kanosje, dëmtime të tjera me dashje dhe prishje të qetësisë publike.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 10 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 9 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 38 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 22 shtetas janë vënë në pranga dhe 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.