Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin M. M., 16 vjeç, banues në Vlorë, pasi dje, ka goditur me grusht një punonjës të Policisë së Rendit, në detyrë.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen V. A., 45 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dje, në një lokal në lagjen “Pavarësia 2”, ka goditur me gotë, në fytyrë, shtetasen B. H., 28 vjeçe, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, për shtetasin V. N., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dje, rreth orës 12:30, në hidrocentralin ku ai është administrator, është çarë diga, dhe si pasojë është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në vendin e quajtur “Bunec”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin A. B., 44 vjeç, banues në fsahtin Xarrë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, prindërit e tij.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin A. M., 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi dje, në lagjen nr. 4, Sarandë, ka kanosur me fjalë shtetasen M. L., 49 vjeçe.
Gjithashtu, u ndalua shtetasi në kërkim I. J., 25 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.