Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E.V., 33 vjeç; dhe L.L., 16 vjeç; banues në Peshkopi, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushta shtetasin G.K., 27 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G.H., 40 vjeç, banues në Klos, pasi duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën një shtetas të mitur (këmbësor).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.