Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. P., 35 vjeç, banues në Tiranë. Nga verifikimet e kryera dyshohet se automjeti që ky shtetas posedonte, është vjedhur në Kanada. Automjeti tip “Audi” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi është konstatuar duke hedhur inerte në fshatin Bërdicë e Madhe.

Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ch. M., 38 vjeç. pasi ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetasi J. C., 67 vjeç, se ky shtetas ka goditur pa ndonjë arsye, me grusht në fytyrë, nusen e djalit të tij, si dhe disa kalimtare të tjera të rastit. 38-vjeçari, u shtrua në Spitalin Psikiatrik Shkodër, për mjekim, pas ka shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G.D., 48 vjeç, banues në Koplik, pasi ka kanosur dhe ka tentuar për të ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.