Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin B. S., 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij tregtar në lagjen “Kushtrim”, Vlorë, u gjetën mallra të ndryshëm (kryesisht detergjentë) të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. C., 58 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se ka vjedhur materiale të ndryshme ndërtimi, në magazinën e një shtetasi, në Delvinë.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestuan shtetasin E. A., 34 vjeç, banues në fshatin Panaja, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë detyrës.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.