Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim F. K., 30 vjeç, pasi më datë 09.02.2024, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, gjetën 86 gramë Cannabis;
Po nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 28 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i gjetën dhe i sekuestruan një sasi Kokaine dhe një sasi Cannabisi;
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi K.B,31 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit Nr.1, i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde narkotike Kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim K. Ll., 43 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 2 muaj burgim, për vjedhje;
Si dhe arrestuan në flagrancë shtetasin Y.S, 50 vjeç, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, arrestuan në flagrancë shtetasin K.A, 28 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, arrestuan në flagrancë shtetasin M.B, 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë(dorezë metalike).
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.7, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kokainë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-G. K., 20 vjeç, pasi tek Bulevardi i Ri, me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi I. G., 67 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve, ndodhet në spital për ndihmë mjekësore;
-B. D., 41 vjeç, pasi automjeti që ky shtetas drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J. Ç.Nga përplasja pati vetëm dëme materiale;
-R.A, 46 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, proceduan në gjendje të lirë shtetasit Xh.S, 27 vjeç, për veprën penale ”Njoftimi i rremë në organet e rendit”, V.M, 43 vjeçe dhe K.Ç, 19 vjeç, për veprën penale “Vetëgjyqësi”. Shtetasit V.M dhe K.Ç, i kanë marrë me vetëgjyqësi një sasi parash shtetasit Xh.S.
Shtetasi Xh.S, këtë shumë parash ja kishte borxh shtetases V.M, dhe më pas ky shtetas e ka raportuar në Polici marrjen e parave nga këta dy shtetas si vjedhje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.