Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. C., 54 vjeç, pasi në rrugën “Zogu i Parë”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë një 16-vjeçar.

Komisariati i Policisë Cërrik referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Z., 45 vjeç, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin D. B., 28 vjeç.

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. D., 38 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasja K. G., se 38-vjeçari i ka zaptuar një sipërfaqe toke.

Komisariati i Policisë Peqin referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. Ç., 42 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi në tejkalim të lejes së dhënë nga organet kompetente.

-Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetasit E. Ç., 52 vjeç, dhe për pasojë automjeti është djegur pjesërisht.
Vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.