DVP Korçë
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin I. M., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin F. G., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin L. S., 37 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi në aksin “Kapshticë-Bilisht”, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan produkte ushqimore të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.