Policia e Shtetit
Zhvillohen takime me kursantët që sapo kanë nisur praktikën për rolin bazë në strukturat e Policisë, “Patrullë e Përgjithshme”.
Në takimet e zhvilluara në drejtoritë vendore të Policisë Gjiokastër, Shkodër dhe Lezhë, morën pjesë drejtuesit e këtyre drejtorive, drejtori dhe pedegogë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, specialistë të trajnimeve dhe punonjës të tjerë të këtyre DVP-ve.
Gjatë takimeve me të rinjtë, drejtuesit Altin Merizaj, Arben Nasufi dhe Akil Kalo, shprehën inkurajimin dhe mbështetjen për ta, duke iu bërë me dije se kanë filluar një rrugë plot sfida, e cila kërkon angazhim, përkushtim dhe ndershmëri. Secili theksoi se përfshirja në strukturat policore nuk është vetëm një punë, por një mision i shenjtë, që ka si qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët, të cilëve brezi i ri i Policisë duhet t’u shërbejë me devotshmëri dhe profesionalizëm.
Në përfundim të takimeve, drejtuesit iu uruan suksese praktikantëve, si dhe iu shprehën mbështetje dhe gatishmëri për t’i asistuar në rrugën e tyre profesionale.

