Fier
Ceremoni përkujtimore me rastin e 2-vjetorit të rënies në krye të detyrës, të Dëshmorit të Policisë së Shtetit Novruz Cenalia.
Në këtë ceremoni të organizuar në fshatin Baltëz, Fier, morën pjesë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Drejtues Erion Ahmeti, zv.drejtori për Rendin dhe Sigurinë publike i DVP Fier, kryekomisar Taulant Gjoka, punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, familjarë dhe të afërm të tij.
Në shenjë nderimi të kontributit të tij, dhe si dëshmi se modelet e punës dhe integritetit në polici, nuk harrohen, por kujtohen gjithmonë me respekt, u vendosën pranë varrit të tij, kurora me lule.
I përjetshëm qoftë kujtimi i kolegut Novruz Cenalia!







