Vlorë
Kishte përshtatur lokalin për lojëra fati, gjatë kontrollit iu gjet edhe një sasi kanabis, arrestohet 38-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve në DVP Vlorë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e narkotikëve dhe veprimtarive të tjera të kundërligjshme, u arrestua në flagrancë shtetasi G. R., 38 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas dyshohet se kishte përshtatur lokalin e tij bar-kafe, në lagjen “Lef Sallata”, për organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Gjatë kontrollit të policisë, në ambientet e lokalit u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis, si dhe dy pajisje elektronike të përdorura për lojëra fati.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.