Vlorë/Intensifikim i kontrolleve dhe i monitorimit të qarkullimit rrugor, me pajisje inteligjente

Vlorë/Intensifikim i kontrolleve dhe i monitorimit të qarkullimit rrugor, me pajisje bashkëkohore, në të gjitha akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qarkut.

Prani e shtuar e shërbimeve të Policisë, pranë institucioneve arsimore, para dhe pas përfundimit të procesit mësimor, për menaxhimin e trafikut, parandalimin e shkeljeve dhe garantimin e sigurisë së nxënësve.

Në fokus të kontrolleve të Policisë Rrugore janë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë me mjet, në efektin e alkoolit dhe/ose pa leje drejtimi, tejkalojnë shpejtësinë e lejuar apo kryejnë manovra të rrezikshme, shkelje që përbëjnë ndër shkaqet kryesore të ngjarjeve rrugore me pasoja.

Si rezultat i kontrolleve dhe i monitorimit të vazhdueshëm të qarkullimit rrugor, gjatë një jave, janë arrestuar dhe proceduar penalisht 12 drejtues mjetesh, konkretisht:

• 6 janë arrestuar për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur;
• 4 janë proceduar penalisht për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi;
• 1 është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë;
• 1 është proceduar në gjendje të lirë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur masa administrative për shkelje të ndryshme, si:
460 masa administrative për parkime të gabuara;
289 masa administrative për tejkalim të kufijve të shpejtësisë;
175 masa administrative për mospërdorim të kaskës mbrojtëse;
55 masa administrative për qarkullim me xhama të zinj;
35 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
9 masa administrative për drejtim mjeti në efektin e alkoolit;
21 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
14 masa administrative për parakalime të gabuara;
9 masa administrative për mosrespektim të sinjalistikës rrugore;
5 masa administrative për mungesë siguracioni;
511 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Policia Rrugore apelon te të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë rrugore.