Elbasan/Policia pranë të rinjve

Elbasan/Policia pranë të rinjve!

Në kuadër të angazhimit për garantimin e sigurisë në institucionet arsimore dhe parandalimin e fenomeneve negative, punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan zhvilluan takime informuese dhe bashkëbisedime në gjimnazin “Iliria” dhe në shkollën profesionale “Sali Ceka”.

Gjatë këtyre takimeve me drejtuesit e institucioneve arsimore, stafet pedagogjike dhe të rinjtë, u diskutua mbi rëndësinë e sigurisë në komunitet, respektimin e ligjit, parandalimin e dhunës, konflikteve mes të rinjve, bullizmit, krimeve kibernetike dhe dhunës në familje.

Gjithashtu, të rinjtë u informuan mbi rreziqet dhe pasojat e përdorimit të lëndëve narkotike, duhanit dhe alkoolit, si dhe të mbajtjes dhe përdorimit të armëve të vogla dhe të lehta (AVL).

Të rinjtë dhe stafet mësimore u inkurajuan të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë, duke raportuar në kohë çdo shqetësim që cenon sigurinë e tyre.

#SiguriaNëShkolla
#PoliciaPranëJush