Vlorë – Goditet një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike.

Në pranga dy shtetas. Shërbimet e Policisë Selenicë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike, ku gjatë kontrollit në territorin e fshatit Vërmik, Bashkia Selenicë, Policia gjeti dhe asgjësoi fidanë dhe kubikë ku ishin kultivuar fara të dyshuara të llojit cannabis sattiva.

Në vijim të veprimeve, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit H.O, 55 vjeç dhe F.A., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.