Dibër/Arrestohen 3 shtetas që goditën punonjës të Policisë dhe posedonin armë të ftohta

Dibër/Arrestohen 3 shtetas që goditën punonjës të Policisë dhe posedonin armë të ftohta.

-Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë arrestuan në flagrancë shtetasit L. B., 39 vjeç dhe D. B., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Sinë, pasi, në bulevardin “Elez Isufi”, Peshkopi, gjatë shoqërimit në komisariat, dyshohet se kanë kundërshtuar me dhunë, 2 punonjës të Policisë, të cilët po kryenin detyrën.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin P. D., 36 vjeç, banues në Peshkopi, pasi, në bulevardin “Elez Isufi”, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 1 mjet prerës (thikë) dhe 1 shufër metalike, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.