Fier – Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në formë dozash.

Në pranga 30-vjeçari.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S.S, 30 vjeç, banues në Patos.

Pas informacioneve të mara në rrugë operative se ky shtetas shpërndante në qytetin e Fierit lëndë narkotike të llojit heroinë në formë dozash, u ushtrua kontroll personal dhe gjatë kontrollit ju gjetën me vete 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.