Vlorë/ Kontrolle në vijën bregdetare për parandalimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje.
Evidentohet dhe goditet një rast i ndërtimit të paligjshëm në zonën e Jonufrës.
Arrestohet në flagrancë një 47-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe monitorimit të vazhdueshëm të territorit, me qëllim mbrojtjen e hapësirave publike dhe vijës bregdetare, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. M., 47 vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap në vendin e quajtur “Gjiri i Kaltër”, duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse nga organet kompetente.
Nga verifikimet në terren, nga shërbimet e Policisë, rezultoi se ky shtetas kishte ndërhyrë në mënyrë të kundërligjshme në vijën bregdetare, e parashikuar për projektin “Lungomare 3”, duke kryer punime mbi një mol ekzistues dhe duke e shtuar atë në mënyrë të paligjshme.
Policia e Vlorës vijon kontrollet intensive në të gjithë territorin, me fokus zonat bregdetare, për të parandaluar dhe goditur çdo rast të ndërtimeve të paligjshme, si dhe për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e pronës publike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
