DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Different”

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Different”.

Goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen 2 të tjerë.

Sekuestrohen kokainë dhe cannabis.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Different”.

Në kuadër të operacionit:
u vunë në pranga shtetasit B. Rr., 22 vjeç dhe R. N., 27 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja” u gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis gati për shitje. Sasitë e lëndve narkotike i mbanin të fshehura ne qëllim shmangien e kontrollit policor.

Po në vijim të operacionit, u vu në pranga shtetasi B. K., 49 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit B. K. (djali i 49-vjeçarit) dhe K. Ç.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në lokalin e 49-vjeçarit dhe kontrollit fizik, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe kokainë, që dyshohet se ky shtetas i posedonte me qëllim shitjen.

Ndërsa shtetasit B. K., 18 vjeç (djali i 49-vjeçarit), iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe shtetasit K. Ç. iu gjet një tabelë policie në automjetin e tij, të parkuar në afërsi të lokalit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.